Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të masakrës së 2 prillit në Shkodër, ku 4 protesues u vranë nga regjimi komunist në ditët e fundit të tij Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.

Kreu i shtetit shfaqet krah zyrtarëve dhe familjarëve të të vrarëve në Shkodër, dhe drejtuesve të Partisë Demokratike. 

Meta ka vendosur një kurorë me lule tek memoriali që është ngritur për nder të 4 dëshmorëve të Demokracisë që ranë gjatë demonstratës anti-komuniste.