Princ Harry dhe Meghan Markle do të bëhen me vajzë, ndërsa mediat e huaja bëjnë me dije se Meghan ka ndërmend ta lindë bebushen në shtëpinë e tyre në Santa Barbara.
Megan kishte planifikuar ta lindte në shtëpi edhe djalin Archie, por pasi pati disa komplikime u detyrua të dërgohet në spitalin privat të Londrës, “Portland Hospital”, për të pasur një lindje të sigurt.
Bebushi numër dy është rrugës dhe Archie do të bëhet së shpejti vëlla i madh. Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t.
Njerëzit kanë nisur të vrasin mendjen se ç’titull do të mbajë bebushi i dytë i Meghan dhe Harry-t dhe në radhë të parë fare, a do të mbajë ndonjë titull.
Sipas rregullave mbretërore, fëmijës së dytë të çiftit nuk i takon asnjë titull, vetëm nëse këttë vendim e ndryshon vetë mbretëresha. Megjithatë, Meghan dhe Harry hoqën dorë me dëshirë të plotë nga titujt mbretërorë dhe thuhet se s’dëshirojnë asnjë titull për fëmijët e tyre, edhe nëse rregullat thonë të kundërtën.





