Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër se pas përfundimit të vaksinimit masiv me grupmoshën mbi 70-vjeç, do të nisë vaksinimi i vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, është shprehur Rama.

Kujtojmë se prej të dielës në vendin tonë ka nisur vaksinimi masiv për grupmoshën mbi 70 vjeç, të cilët kanë marrë vaksinën kineze “SinoVac”.