Pas ndarjes së Milez Cyrus nga këngëtari Cody Simpson, është folur shpesh për lidhje të reja. Kohët e fundit ajo është fotografuar në shoqërinë e Yungblud në Los Angeles ku edhe janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin.
“Miley dhe Yungblud nuk janë në një lidhje. Ata janë thjesht miq dhe kanë shijuar një mbrëmje me miqtë e tyre”, ka thënë një burim për “ET Online”.
Vitet e fundit për këngëtaren kanë qenë paksa të trazuara sidomos në aspektin e dashurisë. Në vitin 2018-të ajo vendosi të martohej me Liam Hemsworth pas një lidhjeje 11-vjeçare, por martesa e tyre zgjati shumë pak dhe ata u divorcuan. Pas ndarjes nga Liam ajo u lidh me personazhin e famshëm të televizionit, Kaitlynn Carter. Por dhe marrëdhënia me të nuk zgjati shumë. Më pas ajo nisi një romancë me mikun e saj të fëmijërisë, Cody Simpson, por dhe me atë u nda në gusht të 2020-s.
Para disa javësh, Miley Cyrus u shpreh në një intervistë se dëshiron të krijojë një lidhje të re, por po kërkon një njeri të mërzitshëm.
“Kam nevojë për një njeri të qetë. Dua dikë të mërzitshëm, por të sigurt”, është shprehur Miley.





