Faqja zyrtare e “Eurovision 2021” ka publikuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse, të ndara në dy netët gjysmë finale.

Kështu, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të jetë në natën e dytë te festivalit, ku renditet e njëmbëdhjeta.

Gjysmëfinalja, nata e parë:

  1. Lituani
  2. Slloveni
  3. Rusi
  4. Suedi
  5. Australi
  6. Maqedoni e Veriut
  7. Irlandë
  8. Qipro
  9. Norvegji
  10. Kroaci
  11. Belgjikë
  12. Izrael
  13. Rumani
  14. Azerbajxhan
  15. Ukrainë
  16. Maltë

Gjysmëfinalja, nata e dytë:

  1. San Marino
  2. Estoni
  3. Republika çeke
  4. Greqi
  5. Austri
  6. Poloni
  7. Moldavi
  8. Islandë
  9. Serbi
  10. Gjeorgji
  11. Shqipëri
  12. Portugali
  13. Bullgari
  14. Finlandë
  15. Letoni
  16. Zvicër
  17. Danimarkë

Pas publikimit të versionit zyrtar të këngës, shoqëruar me videoklipin, këngëtarja ka marrë shumë vlerësime. Anxhela prezantoi veten dhe vendin përmes disa fotove ku shfaqej e veshur me veshje popullore nga disa treva shqiptare.