Për Vip-at pushimet nuk kanë qënë asnjëherë problem. Vendet që ata kanë eksploruar kanë qenë të shumta dhe aventureske. Ama këtë rradhë pushimet e tyre do të jenë paksa ndryshe pasi nuk do ti bëjnë në planetin Tokë, por do të udhëtojnë në hapësirë.

Vipat të cilët kanë rezervuar biletën e tyre për këtë udhëtim fantastik janë yjet si Tom Cruise, Leonardo DiCaprio, Justin Bieber, Ashton Kutcher dhe Lady Gaga.

Ky udhëtim do të bëhet i mund nga  ‘Virgin Galactic’ , kompania e Richard Branson që ka vite që organizon projekte goxha ambicioze për turizmin hapsinor.