Kryeministri Edi Rama ishte në Vaun e Dejës këtë të mërkurë ku vizitoi një qendër shëndetësore si dhe për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.
Gjatë takimeve të tij me të moshuarit Rama nuk la pas batutat, ndërkohë që pasi një i moshuar tha se mos i bëftë hajër vaksina kush nuk voton kryeministrin, ky i fundit iu përgjigj se votat nuk kanë lidhje me procesin e vaksinimit.
I moshuari: Të kam parë veç në televizor. Shyqyr që të pashë. Ai që nuk voton për ty mos i bëftë hajër vaksina.
Edi Rama: Vota nuk ka lidhje me këtë.





