Këngëtari Vlashent Sata dhe moderatorja Dojna Mema kanë nisur të bashkëjetojnë pas më shumë se tre vitesh lidhje.

Këtë e pranoi vetë këngëtari ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në “Wake Up”.

“Po jetojmë bashkë. Bashkëjetesa është një eksperiencë shumë e lezetshme. Ka momente të tmerrshme, ka dhe shumë momente fantastike. Me thënë të drejtën, është bukur të jesh me një njeri kaq të bukur si Dojna, se nuk është thjesht e bukur kështu fizikisht, por edhe mendërisht. Ka një zemër shumë të madhe, që nuk e tregon. Përkundrazi të gjithë gallatave të tjera që nuk ia mban barku, këtë nuk e tregon shumë shpesh. Unë jam me fat që jam me të”,- u shpreh Vlashenti.

I pyetur nëse mendojnë të marrin ndonjë hap serioz për marrëdhënien e tyre, 38-vjeçari tha:

“Po mendojmë të bëjmë një “beb” tonin, por nuk është ai bebi që menduat ju. Po mendojmë të bëjmë një “beb” që është më tepër në jetën e biznesit”,- tregoi Vlashenti duke nënkuptuar se së shpejti do të sjellin një projekt bashkë.