Një javë më parë aktorja e Eliona Pitarka u bë nënë e një vogëlusheje. Ajo tregon se me lindjen e foshnjës jeta e saj ka marë një rrjedhë tjetër, dhe ndihet si në qiellin e shtatë.

Gjatë kësaj kohë, bukuroshja ka qenë shumë aktive me ndjekësit në rrjete sociale ku ka dhënë mjaft detaje nga jeta e saj pas lindjes së bebit.

Ndërkohë që ka kaluar vetëm një javë që nga dita kur ajo u bë nënë për herë të parë, aktorja ka treguar se është në një formë shumë të mirë trupore.

Ajo ka publikuar pamjen e saj pas lindjes në InstaStory, krahas së cilës ka dhënë një mesazh për të gjitha gocat që të lindin në mënyrë natyrale.

“Gocaaa ja një arsye përse duhet të lindni vetë. Ka kaluar thjesht një javë”, ka shkruar Eliona.