Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se makina “Range Rover”, në pronësi të shtetases Françeska Jaçe, banuese në Vlorë.

Zjarri nuk dihet ende nëse ka qenë aksidental apo të ketë qenë  i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases Franceska Jaçe., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.