Akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike.
Sipas The Telegraph, është propozuar që të studiohet rryma muzikore e këngëtares shqiptare, Dua Lipa.
Kjo e fundit, theu çdo rekord në “livestream”, duke zëvendësuar muzicientët klasikë siç janë Mozarti e Bethoveni.
“Repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e sklavërisë”, thanë profesorët.





