Këngëtari Robert Berisha ka qenë gjithmonë i hapur në lidhje me marrëdhënien që ka me ish-gruan e vëllait të tij Patristit, këngëtaren Tuna.  Ai gjithmonë ka treguar se mes tyre nuk ka pasur dhe nuk ka miqësi, por kur vjen puna te profesioni, Roberti i jep gjithë meritat që i takojnë.

I ftuar në “E Diell”, Roberti ka rrëfyer se kur bën xhiro me makinë me vajzën e tij, Rene, asaj i pëlqen t’i përzgjedhë vetë këngët dhe ato që preferon më shumë janë këngët e albumit të Tunës.

“Unë dal shpesh me vajzën time dhe bëjmë xhiro me makinë. Ajo vendos këngët që do vet dhe ato këngë janë të albumit të Tunës”, -është shprehur këngëtari.

I pyetur nëse i dëgjon edhe ai, këngëtari ka thënë: “Po, më pëlqen t’i dëgjoj. Mua përherë më ka kënaqur muzika e mirë dhe ai album ka këngë të bukura.”