Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Bashës.
Gjatë një interviste në “Euronews Albania”, Harxhi u shpreh se PD-ja është e kapur nga oligarkët dhe Basha është një prej tyre.
Harxhi kërkoi nga SPAK që të hetojë aferën në portin e Durrësit, pasi është mundësia që kunati i Bashës të jetë ortak me personin që ka fituar tenderin prej 20 miliardë dollarësh.
“Unë mendoj se PD është krejtësisht e kapur jo vetëm nga zoti Basha, por është e kapur nga oligarkia në përgjithësi. Zoti Basha është anëtar i kësaj oligarkie. Vetëm disa ditë më parë ka pasur në disa media të dhëna mbi aferën në portin e Durrësit. Kjo tregon që se PD është futur shumë thellë në disa kanale. Nëse janë të vërteta ato që thuhen, që kunati i tij është ortak me njërin nga ata që kanë fituar tenderin 20 miliardësh, është lidhje e drejtpërdrejtë, ndaj SPAK duhet të hetojë. Duhet hetim i menjëhershëm për të gjitha ato që kanë dalë në media”, tha Harxhi.





