SHKODER, 19 mars 2013-Banorët e fshatit Bardhaj kanë kërkuar ndihmën e Shtabit të Emergjencave

Pas rreth 10 ditësh alarmi, lumi Kir në Shkodër doli nga shtrati.

Rrjedhja e ujit u është afruar banesave dhe 50 prej tyre rrezikohen.

Banorët kanë kërkuar ndihmën e Shtabit të Emergjencave për të devijuar rrjedhën e Kirit.

Nga dalja e tij janë në rrezik edhe shtyllat e tensionit të mesëm, çka do të shkaktonte mungesë të energjisë në zonën e Dukagjinit dhe të Postribës.

Nga Shtabi i Emergjencave thuhet se po punohet për t’u shkuar në ndihmë banorëve në Bardhaj.