SHKODER, 19 mars 2013- Arrestohen autorët e shpërthimit të automjetit të efektivit të Komisariatit të Pukës, Pavlo Vuksani, një ngjarje e ndodhur në 19 shkurt. 

Drejtori i policisë së qarkut të Shkodrës, Aleks Hajdari ka bërë të ditur se janë vënë në pranga 20-vjeçari Pashko Qarri, Artan Koceku, Mikel dhe Marjan Thani, këta të fundit 23 vjeç. 

Bëhet fjalë për persona me precedentë të mëparshëm penale, të akuzuar më herët edhe për vepra të tjera, mes të cilave vjedhje me armë.

Konfirmohet se shpërthimi i automjetit të Vuksanit me eksploziv është kryer për shkak të detyrës.