SERBI, 18 mars 2013 – Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle, i cili momentalisht ndodhet në Serbi ka lëshuar një mesazh në Twitter lidhur me retorikën nacionaliste në Shqipëri.

Fillimisht në anglisht dhe më pas edhe në shqip, Fyle shkruan:

“Shqipëria tregon “kreativitet”. A është nacionalizmi, në formën që e dëgjojmë nga #Tirana, vërtet i bazuar në vlera Euroatlantike?”.

Stefan Fyle pritet të vizitojë Kosovën pas mbylljes së vizitës së tij në Beograd, Serbi.