NOCI, 18 mars 2013 – Fshehën marijuanën në një mur prej guri përfundojnë në arrest shtëpie.
Bëhet fjalë për Angelo Palmirotta dhe Enes Resulaj, ky i fundit shqiptar, të moshës 19 dhe 25-vjeç, të dy jetojnë në Noci.
U arrestuan nga policia nën akuzën e posedimit dhe përdorimit të drogës.
Të dy u kapën në befasi në rrugën Foro Boario Nuovo teksa po fshihnin drogën në të çarën e një muri prej guri.
Droga ishte e futur brenda një tubi plastik.
Pasi u kapën nga policia dhe u kontrolluan, dy të rinjve iu gjet 384 gram marijuanë.
Pas ndalimit, me vendim të prokurorit publik në Bari, atyre ju dha masa e sigurisë, arrest shtëpie.





