ITALI, 13 mars 2013- Nën akuzën për vjedhje të rëndë, policia në Colonnella (Teramo) arrestoi Arben Matian, shqiptar i papunë i  moshës 38 vjeç, banues në Tortoreto (Teramo).

I riu ka përfituar të dielën nga kaosi që ndodhej në qendrën tregtare "Val Vibrata" Colonnella, nga raftet e supermarketit Hyper ka vjedhur një DVD portativ lojrash dhe disa materiale kozmetike në një vlerë prej rreth 300 euro.

 38 vjeçari u vu re nga stafi dhe nga mbikqyrja e tij u thërrit policia, e cila arrestoi menjëherë shqiptarin.

Arben Mata ka marrë dënimin me arrest shtëpie dhe është në pritje të seancës gjyqësore.