TIRANË, 17 mars 2013 – Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kthyer përgjigje përmes rrjetit social Twitter deklaratave të bëra nga kryeministri Berisha gjatë konferencës për shtyp që mbajti mbrëmjen e sotme me gazetarët.
Rama ka akuzuar sërish Berishën për kopjim të programit, teksa tha se ai nuk ka mbajtur premtimin për 51 vende pune në 3 vjet ndaj duhet të largohet.
“Do rrisi punësimin? Po pse nuk e rriti po humbi 51 mijë vende pune në 3 vjet sipas vetë INSTAT-it? Koha për t’u larguar e Rilindur në opozitë:-). KM: S’do kemi vetëm një konventë të madhe po seri konventash për programin! A nuk është ky një tjetër kopjim? S’ka gjë, nevojtarë idesh janë:-)”, shkruan Rama.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/