Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kujtuar gjenocidin serb kundër shqiptarëve të Krushës së madhe.
Balla shkruan në Facebook se personi që e filmoi ia dorëzoi Lulzim Bashës, por sipas tij, askush nuk e di pse kryedemokrati refuzon t’ia kthejë këtë provë Kosovës dhe drejtësisë.
“LIRIA KA EMËR KRUSHA E MADHE
Sot bëhen 22 vite nga masakra dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Krushës së Madhe. Urdhëruesit dhe autorët e kësaj masakre nuk janë vënë ende para drejtësisë
Provë e kësaj masakre ishte një kasetë filmike, të cilën personi dëshmitar që e filmoi ia dorëzoi Lulezim Bashës (asokohe punonjës i GJNKL), por që një zot e di pse refuzon t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë!”, shkruan Balla.





