TIRANE, 16 mars 2013- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi nëpërmjet një deklarate për media shprehet se është e pajustifikuar frika e disave nga vota e 16-vjecarëve. Përfshirja e tyre në zgjedhje mund të bëhet brenda një ore falë sistemit të avancuar dixhital, sic thotë ajo.
“Kryeministri Sali Berisha ka ndjekur me interes debatin për votimin në zgjedhjet e 23 qershorit të 16 vjeçarëve, cështje e cila në tërësi ka gjetur një mbështetje të gjere. Kryetari i Partisë Demokratike Z.Sali Berisha është i bindur, se frika e disave nga vota e 16 vjecarëve është kryekëput e pajustifikuar! Ne jemi kombi më i ri në Europë, të drejtën e votës 16 vjecarëve iu a kanë njohur vënde dhe kombe me moshë mesatare shume më të madhe se sa shqiptarët. Frika nga vota e 16 vjecarëve nuk i bën nder asnjë njeriu edhe për faktin se 16 vjecarët sot kanë informacion për realitetin dhe botën dhjetëra e dhjetëra herë më shume se ç' kishin moshatarët e tyre dekada më parë. Pretendimet e vështirësive teknike të listave të zgjedhësve për ata që bëjnë “papagallin” janë thjesht padije ose keqdashje ndaj votës së 16 vjecarëve. Përfshirja e emrave të tyre në listat e zgjedhësve mund të kryhet brenda një ore. Ne kemi sistemin dixhital më të avancuar, të gjendjes civile dhe listave të zgjedhësve. Pretendimi tjetër se nuk mund të bëhet me shpejtësi ndryshimi i Kushtetutës nuk është bindës as nga praktika shqiptare as edhe nga ajo ndërkombëtare”, deklaroi Vorpsi.
Sipas Vorpsit, “Së pari, gjithnjë marrëveshjet e mëdha konsensuale kanë vlerën e frymës së Kushtetutës dhe janë shoqëruar dhe shoqërohen me ndryshime të gërmës respektive te saj. Së dyti në një Republikë Paralamentare zgjerimi në kufijtë e mundshëm i trupës elektorale, vetëm se konsolidon më shumë kushtetutshmërinë e një vendi dhe qeverisjes së tij dhe së fundi, ky do të ishte teknikisht ndryshimi me anodinë i Kushtetutës, ndryshimi vetëm i 18 në 16 vjec, pra më i thjeshti teknikisht për tu realizuar”
“Kryeministri Berisha fton 16 vjecarët të mos dëshprohen nga qëndrimi i disa individëve keqdashës apo fatkeq me rininë e tyre të shterrur dhe aq më pak nga ata që për motive politike kanë frike nga vota e bukur plot energji, jetë dhe entuziazëm e juaja dhe bashkmoshatarve tuaj, sepse beteja jonë për votën e 16 vjecarëve është e drejtë. Ne do ta vazhdojmë atë gjer në realizimin e saj”, shtoi më tej Vorpsi.