TIRANË , 16 mars 2013- Në kuadër të prezantimit të programit politik, kreu i FRD-së Bamir Topi ishte sot në qytetin e Vlorës, ku gjatë një takimi me qytetarët tha se, “PD-ja, PS-ja dhe klanet mediatike të tyre, në analizat politike për zgjedhjet e Qershorit, parashikojnë 2013-ën duke u bazuar në situatën e 2009-ës”. 

“Kjo, tha Topi, do të thotë se ata nuk marrin në konsideratë lindjen e partive të reja me qëllim që të saldojnë bipolarizmin”. 

Duke akuzuar qeverinë dhe kreun e saj, Topi u shpreh se “kryeministrit i mungon sinqeriteti dhe kurajo për të dhënë llogari për premtimet e pambajtura, për abuzimet me taksat si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit”. Ndërsa programin e paraqitur në Vlorë, kreu i FRD-së e cilësoi si një program ambicioz, profesional dhe afatgjatë.