FUSHË-KRUJË, 15 mars 2013 –Buxheti i shtetit jep 9 860 000 lekë të rinj për financimin e studimeve shkencore në fushën e bujqësisë, duke ia kaluar fondet Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Fushë-Krujë, bëjnë të ditur burime zyrtare nga ky institucion shkencor.

Kështu për studimin “Krijimi i sistemit të informacionit për tokën dhe integrimin në sistem” ka një fond i konsiderueshëm dhe që arrin vlerën prej 7 660 000 lekë. 

Po ashtu janë financuar studimet “Plotësimi digjital i regjistrit të tokës bujqësore” dhe “Sondime dhe hapje profilesh për vlerësimin e përshtatshmërisë së tokës”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/