TIRANE, 14 mars 2013– Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi deklaroi se janë 28 të zgjedhur të Partisë Socialiste të cilët kanë ndryshuar emrat pasi kanë dosje jashtë Shqipërisë për trafiqe dhe vepra penale.
Këtë deklaratë Olldashi e bëri gjatë një debati në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Duke ju përgjigjur deklaratës, deputeti socialist Sajmir Tahiri ftoi ministrin që nëse ka të dhënat ti arrestojë dhe ti dorëzojë përpara drejtësisë.
Olldashi ju përgjigj se është duke u hetuar një çështje e tillë dhe se patjetër do të kalohet në veprime konkrete.
Olldashi akuzoi se disa prej socialistëve janë të lidhur me krimin ndërsa sulmojnë policinë e shtetit por deputeti Tahiri ju përgjigj se “nëse keni prova dhe fakte hajde na arrestoni.
Keni tetë vite në pushtet dhe nuk keni provuar asgjë, vetëm flisni për konsum politik dhe nuk merreni me problemet e qytetarit”.