Pontivy, 14 mars 2013 –Pesëdhjetë banorë të qytetit të vogël francezë të Pontivi-së (Pontivy) u mblodhën të mërkurën në mbrëmje në oborrin e nën-prefekturës për të protestuar kundër largimit me forcë të një familjeje shqiptare njofton në numrin e 14 marsit 2013 e përditshmja provinciale franceze “Ouest-France”.

Kjo familje përbëhet nga çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijë.

Sikurse njofton gazeta vendore, Zyra franceze për mbrojtjen e personave pa shtetësi (Office français de protection des apatrides) i refuzoi statusin e azilkërkuesit kësaj familjeje shqiptare.

Familja detyrohej të largohen nga Franca qysh në muajin gusht 2012.

Që nga shkurti 2013 është nën arrest shtëpiak.

Pesëdhjetë simpatizantë

Të mërkurën në orën 06:00, familja u arrestua nga xhandarmëria dhe u dërgua në Ruasi (Roissy) para një largimi të mundshëm me avion në Shqipëri.

Në mbrëmjen e 13 marsit, rreth pesëdhjetë simpatizantësh u mblodhën në oborrin e nënprefekturës për të denoncuar këtë veprim që ata mendojnë se është i  padrejtë.

Pontivia është bashki, qendër administrative, që ndodhet në departamentin e Morbianit (Morbihan) e të rajonit të Bretanjës (Bretagne).

Qyteza ka një popullsi prej 13 700 banorësh.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/