TIRANË, 13 prill 2013 – Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës prezantoi më 13 prill 2013 në Tiranë projektin “AGRONET”, financuar me Fondet e Bashkimit Evropian, IPA Adriatik 2007-2013.

METE si partner shqiptar i këtij projekti, tha se objektivi parësor i Projektit AGRONET është krijimi i një rrjeti funksional e të përhershëm të strukturave të logjistikës së shpërndarjes së prodhimeve agro-ushqimore ndërmjet vendeve të pellgut Adriatik-Jonian duke filluar nga viti 2013.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dael Dervishi theksoi se projekti ka për qëllim të plotësojë hapësirat strukturore, institucionale dhe ekonomike që janë bërë pengesë për rritjen e sistemit të shkëmbimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Projekti u përshëndet nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit, Elda Kalaja, presidenti FINEST, Renato Pujjati, etj.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/