TIRANE, 13 mars 2013 – Trupi i pajetë i biznesmenit shqiptaro-malazaz, Anton Stanaj, mbërriti mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Biznesmeni 42-vjeçar, pronar i kompanisë së njohur Rokshped në Malin e Zi, u vra pak ditë më parë në Sudan nga një person ende i paidentifikuar.

Familjarët e biznesmenit bëjnë të ditur se trupi i pajetë do të dërgohet në Malin e Zi, pasi ai do të varroset në Podgoricë. 

Sipas mediave malazeze, vrasja e biznesmenit  mbetet ende mister. Anton Stanaj kishte hapur prej rreth 2 vitesh një kompani për prodhimin e duhanit në Sudan.