Vijon nga numri i djeshëm
Në gazetën “55” të shkurtit 2006 është botuar një shkrim i zotit Kastriot Dervishit me titull: “E vërteta e vrasjeve të 4 shkurtit 1944", i cili përpiqet që të mashtrojë e ta minimizojë këtë terror makabër të nazistëve, kuislingëve e ballistëve.
Po le t’i shikojmë me radhë trillimet e tij mashtruese në dritën e të vërtetës së dokumentuar nga qindra familje dhe veteranë që e kanë jetuar atë natë të zezë gjakatare terrori.
Së pari le të flasim lidhur me “shkaqet”, që, sipas tij, i paskan detyruar ata që të ndërmerrnin këtë operacion barbar.
Zoti Dervishi, duke folur për “shkaqet”, na tregon po atë përrallë që trilluan Gestapoja e ministri kuisling i Brendshëm, Xhafer Deva, sipas së cilës: “… Vrasja u ndërmor, sepse komunistët më datën 37 shkurt “44 në Tiranë kishin bërë një atentat dhe kishin shtënë kundër nipit të Devës, Fahri Ibrahimit, dhe tre njerëzve të Kairi Cakranit”!!!
Jo, zoti Kastriot! Një atentat i tillë nga guerilasit e Tiranës nuk është i vërtetë të ketë ndodhur! Në fakt, në orën 15.00 të pasdites së 3 shkurtit xhandarët e Xhaferr Devës e të Xhelal Staraveckës dhe “trimat” e Ballit të Kadri Cakranit, te ura e madhe e Lanës “arrestuan” 4 qytetarë: Todi Shkurtin, Vangjel Capon, Hasan Qelikun dhe Jani Koçin, që po ktheheshin nga puna për në shtëpi, pa u gjetur asgjë komprometuese, Pa asnjë gjyq, i pushkatuan!
Por kjo në të vërtetë qe pjesa e fillimit të skenarit të terrorit të 4 Shkurtit, që duhej të merrej si pretekst. Ky plan ishte përgatitur ditë më parë, që më 16 janar. Ai ishte pjesë e Operacionit tëm të Dimrit të viteve ’43-’44, që po zhvillonin forcat e mëdha naziste në shumë krahina të Shqipërisë së Mesme e që përfundonte me atë të zonës së Tropojës dhe të Malësisë së Gjakovës, për të mbytur në gjak LANÇ dhe UNÇSH.
Ndërsa në Tiranë ai kombinohej me Operacionin e Pezës, të Krujës Ishmit dhe të Dajtit. Terrori i 4 Shkurtit do të bashkërëndohej me atë të datës 28 shkurt, kur do të pushkatoheshin edhe 4 të rinj të tjerë antifashistë.
Së dyti zoti Dervishi shkruan, se “Komanda gjermane nuk u përzie me trupat e veta në sulmi që do të ndërmerrnin grupet nacionalistë”
Çudi! Si guxoni ju të bëheni avokat i nazistëve, megjithëse pohon, padyshim, se ballistët (që ju i quani nacionalistë) kanë marrë pjesë në këtë vrasje? Në fakt, nazistët qenë organizatorët e këtij terrori në kryeqytet dhe në rrethinat e tij, në kuadrin e Operacionit të Dimrit kundër UNÇSH. Kjo vërtetohet edhe me atë që e ka shkruar në gazetën “Ballkan” në vitin 2004 bashkëpunëtori i Xhaferr Devës, Ram Mehmetaj (emigrant në Suedi), ku ka deklaruar, se “Më 4 shkurt kemi vra shumë njerëz në Tiranë me urdhër të komanclës gjermane, bile disa prej viktimave u kemi pre gishtat, për t’u marrë unazat e floririt.
Së treti vlen të theksohet, se në një mbledhje të dytë në Hote1: “Dajti” të krerëve kuislingo-ballistë, përfaqësues të Gestapos, ku është diskutuar veç skenarit për t’iu kundërvënë gjoja atentatit të 3 shkurtit dhe miratimit edhe njëherë të listave të atyre që do të pushkatoheshin, edhe pjesëmarrja e forcave të xhandarmërisë së regjimentit “SS” “Kosova” dhe të Ballit Kombëtar për të bërë pushkatimet dhe arrestimet. Dhe ato qenë plot 700 forca dhe jo 300, siç i ulni ju!
Mirë që ju i nxirrni emrat e pjesëmarrësve që kryesonin këtë operacion terrorist, si Xhelal Mitrovicën, Tahir Kolgjinin, Beqir Malokun, Hysni Demën, Kadri Cakranin, Xhelal Staraveckën, (i cili paska vrarë më shurnë), Qazirn Mulletin, Rrok Nallbanin, Mata Muratin, por përse nuk përmendni drejtuesin e Ballit të Tiranës, Osman Kazazin, që ka arrestuar e pushkatuar disa të rinj si vëllezërit Haki e Maliq Hutën, Sitki Çiçon, Fadil Radën etj., për të cilët e kanë akuzuar në gjyqin e vitit 1945 publikisht vetë prindërit e familjarët e tjerë të tyre?
Së katërti lidhur me numrin e viktimave autori shkruan, se “numri i viktimave të gjetura në sheshet e rrugët e Tiranës ka qenë 16 dhe ata të morgut të Spitalit 10 kufoma…!”. Me këto të dhëna më kot mundoheni të mohoni 84 të pushkatuarit dhe 500 të arrestuarit, prej të cilëve 350 u internuan në kampet naziste të shfarosjes, nga të cilët 214 janë pushkatuar (104 në kampin e Prishtinës), 110 në kampet e tjera shfarosëse në Gjermani.
Kështu, në sheshe e në rrugë janë gjetur e tërhequr nga familjarët 33 kufoma dhe jo 15, siç shkruani ju. Në morgun e spitalit civil e në atë të spitalit ushtarak janë gjetur 10, shtuar 4 të pushkatuarit e 3 shkurtit, ndërsa 6 të tjerë janë gjetur në afërsi të Fushës së Shallvares dhe deri brenda në Lanë.
Ju nuk keni përmendur të pushkatuarit Ç. Borigi, K. Uka dhe L. Kolonja. Numri tjetër, që mbetën të paidentifikuar, janë pushkatuar e janë hedhur në një gropë të pylli të Saukut. Trupat e tyre u zhdukën nga xhandarmëria nga frika e ndonjë revolte të mundshme të organizuar prej populli, Kur njerëzit shkuan të vendi i pushkatimit, panë gjakun, por nuk i gjetën kufomat, të cilët edhe sot kanë mbetur pa varre!
Ja, kjo është e vërteta, zoti Kastriot.
Në Boston të SHBA përkujtohet 100 vjetori i lindjes së kriminelit të luftës Xhaferr Devës
Në gazetën “Bota Sot” (Zvicër) datë 14 qershor 2004, botohet një reportazh, ku flitet për zhvillimin e një mbledhje solemne që është zhvilluar në Boston të SHBA, në përkujtim të 100 vjetorit të lindjes të kriminelit të luftës Xhaferr Devës, ish Ministër i Punëve të Brendshme dhe komandanti Përgjithshëm të Xhandarmërisë të qeverisë kuislinge shqiptare gjatë viteve të pushtimit të nazistëve gjermanë 1943-1944.
Në këtë mbledhje në emër të degës të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Nju Jorkun paska përshëndetur dhe kryetari i saj zoti Agim Rexhaj, ku në mes të tjerave ka thënë:
“Në emër të Degës të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Federatës Panshqiptarë të Amerikës “Vatra” përshëndes këtë aktivitet kaq të rëndësishëm, që lidhet me veprën dhe ëndrrat e këtyre burrave të lavdishëm. Pesë vjet pas çlirimit të Kosovës; nën udhëheqjen largpamëse të mençur paqësore të Doktor Ibrahim Rugovës ne gjejmë shumë lidhje shpirtërore kombëtare me veprën heroike të këtyre burrave që luftuan dhe sakrifikuan për çlirimin e nanës Shqipëri”. Më tej zoti Agim Rexhaj vazhdon; “Përkujtimi i këtyre dy heronjve të luftës për Shqipërinë etnike është një rast që duhet analizuar shkaqet për të përcaktuar përgjegjësitë e për të ndëshkuar ata që janë në krye të shtetit amë dhe në kokat e disa partive politike në Shqipëri dhe në Kosovë”.
Zoti Agim! Kriminelët e luftës nuk mund të quhen heronj dhe t’u ngrihet piedestal. Ata janë vrasës të atdhetarëve që luftuan për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë
Xhaferr Devën historia e ka vulosur me damkën e tradhëtarit dhe kriminelit. Por çuditem se si ju që përfaqësoni Lidhjen Demokratike të Kosovës në SHBA, arrini deri aty, sa të kërkoni ndëshkimin e disa kokave që janë sot në krye të shtetit shqiptar dhe të disa partive politike në Shqipëri e në Kosovë. Ju nuk e meritoni emrin e demokratit se fashistët e antishqiptarët i bëjnë sot kriminelët si Xhaferr Deva, patriotë e heronj.
Le t’i drejtohemi dokumentave e fakteve historike se cili ka qenë Xhafer Deva gjatë viteve 1943- 1944 të pushtimit të Shqipërisë etnike nga forca; ushtarake të Gjermanisë naziste dhe cilat janë krimet e tij që ka bërë ndaj patriotëve shqiptarë që luftonin për çlirimin e Shqipërisë.
1. Me mbështetjen e Shtabit të Korparmatës XXII Gjermane Xhaferr Deva ngriti në vitin 1943 në Kosovë dy reparte me mercenarë shqiptarësh Divizionin – “SS”- “Skënderbeu” dhe Regjimentin “Kosova”, për të luftuar Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe Shqipëri. Në këto dy formacione morën pjesë mercenarë nga Kosova.
Ato u armatosën e u drejtuan nga Komanda e “SS” (Policisë Ushtarake Gjermane) dhe u drejtuan e u instruktuan nga oficerë madhorë gjermanë.
2. Në qeverinë kuislinge shqiptare me kryeministër kuislingun Rexhep Mitrovica që ngritën pushtuesit nazistë, Xhafen Deva ka kryer detyrën në fillim të Komandantit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë, e më pas të Ministrit të Punëve të Brendshme.
3. Sipas porosisë së Gestapos naziste së bashku me krerët e organizatës së Ballit Kombëtar të Tiranës, Halim Begeja, Osman Kazazi, Said Denineri, ai ka marrë pjesë direkt në terrorin e 4 shkurtit 1944 në Tiranë, ku u vranë 84 qytetarë të pafajshëm dhe u arrestuan mbi 500 të tjerë. 23 tetor 1944, 104 nga këto u pushkatuan në kampin nazist të Prishtinës i Lidhur me 4 shkurtin 1944 që nga populli është quajtur nata e zezë e Xhaferr Devës bashkë-punëtori kosovar Ram Mehmetaj që i ka shërbyer me besnikëri kriminelit Xhaferr Devë e që i ka dhënë më 2 qershor 2004 gazetës “Ballkan” (Personi Lani banon si emigrant në Suedi) thotë: “Du me kenë burrë i ndershëm më 4 shkurt 1944 në Tiranë janë vrarë shumë njerëz dhe disa grave u janë prerë gishtat e dorës për t’ u marrë unazat e floririt. Por çdo gjë është bërë me urdhër të gjennanëve”
Këlyshi i Xhafen Devës na thotë se krimet e natës së 4 shkurtit në Tiranë na qenka bërë me urdhër të gjermanëve (gestapos) dhe se me to paskan marrë pjesë edhe shqiptarë. Kjo vërteton se përveç mercenarëve të regjimentit “Kosova” ku dhe Ram Mehmetaj ka qenë pjesëtar, kanë marrë pjesë dhe ballistët e Tiranës. Le të mbajë shënime dhe dy kryetarët e partive të Ballit zotërinjtë Selfo e Alimadhi.
4. Me datat 23-24 janar 1944 Xhaferr Deva ka drejtuar operacionin për rrethimin e asgjësimin e batalionit par1izan “Dajti” dhe të Brigadës së Dytë Partizane në fshatrat Tujan dhe Brrar të Tiranës, ku kanë marrë pjesë qindra forca të përbërë nga xhandarë, ballistë e mercenarë të Regjimentit “Kosova” e oficerë gjerman ku janë vrarë 11 partizanë.
5. Ai ka drejtuar operacionet ndëshkimore në trevën e Shqipërisë së Jugut, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër, Përmet e Tepelenë, gjatë dimrit 1943-1944, ku së bashku me forcat e Regjimentit Kosova e qindra xhandarë e ballistë, ai ka arrestuar, burgosur, internuar e pushkatuar qindra patriotë antifashistë, guerilas e ish partizanë të plagosur e të sëmurë dhe ka plaçkitur e djegur dhjetra fshatra. Po kështu gjatë muajve mars-prill 1944 me mbi 400 mercenarë të regjimentit “Kosova” së bashku me qindra ballistë sulmuan çetën e Pezës dhe si hakmarrje të humbjeve që pësuan, kanë pushkatuar disa fshatarë në fshatrat Kryezi, Kërçukje, ka pushkatuar Isuf Ferrën e Sali (Lilën etj.
6. I ngarkuar me detyrën e komandantit të xhandarmërisë e të forcave të tjera kuislinge dhe në bashkëpunim me forcat e Ballit Kombëtar me mbështetje të forcave gjermane, ka marrë pjesë në operacionin ndëshkimor të qershorit 1944 kundër Ushtrisë NAÇL ku në qytetin e trevën e Elbasanit (Çermenikës, Shpat etj) ka bërë krime nga më çnjerëzorët.
7. Sipas një dokumenti të Korparmatës XXI Gjermane 0070910 të muajit shtator 1944, në një takim në Hotel “Dajti” ku kanë marrë pjesë drejtuesit kryesorë të Regjencës e të Qeverisë kuislinge dhe përfaqësues të organizatave kolaboracioniste të Ballit Kombëtar të Legalitetit në fjalën që ka mbajtur oficeri madhor gjerman, ka përgëzuar Xhaferr Devën, për ndihmesën që i ka dhënë ushtrisë gjermane në mbrojtjen hapur të rrugëve e të furnizimit të ushtrisë gjermane. Për të treguar krimet e Xhafexr Devës, zoti Agim Rexhaj, duhen faqe të tëra, sepse dhe në ditën e fundit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë gjermanë ai nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij armiqësore ndaj popullit shqiptar të bashkuar në Frontin Nacionalçlirimtar dhe në Ushtrinë e tij NAÇSH, derisa u arratis së bashku me ushtritë gjermane jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar dhënies llogari për krimet që kishte bërë.
Ja cili ka qenë Xhafer Deva zoti Agim Rexhaj, demokrat i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Partitë politike të Ballit Kombëtar përkujtuan 100 vjetorin e lindjes të ish kryetarit të tyre Mit’hat Frashërit, që vdiq i braktisur në një dhomë i vetëm në një hotel të Nju Jorkut SHBA, ku ju zoti Agim keni festuar 100 vjetorin e lindjes së Xhaferr Devës. Kjo tregon se ju jeni të një soji për Kosovën dhe për Shqipërinë një pseudodemokrat edhe një antishqiptar.
Vijon…*Historian-Veteran i LANÇ





