Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinës anti-Covid kineze Coronavac.

Kreu i qeverisë nga Turqia ka njoftuar se sot kanë ardhur 192 mijë doza, ndërsa brenda 60 ditësh do të vijnë 500 mijë doza.

“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.*Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.