TIRANE, 10 mars 2013– Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Një automjet ka përplasur një motorr në zonën e Yzberishtit dhe për pasojë janë plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve njëri prej tyre është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





