Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video për të shënjuar ditën e parë të fushatës zgjedhore për 25 prillin.

Me zërin e artistit të njohur, Robert Ndrenika që flet në emër të maxhorancës preken tema si teatri, tërmeti e pandemia, Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, një “akt të dytë” për të çuar në fund punët e nisura.

“MIRËMËNGJES dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, të ardhmen tonë

*Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”, shkruan Rama krahas videos.