Kandidatja për deputete në listën e PD, qarku Durrës, Blerina Reçi Xhakolli ka zhvilluar një takim me punonjëse gra dhe vajza në një fasoneri në qytetin bregdetar.

Fokusi i bisedës është përqendruar në programin e PD-së për gjininë femërore dhe fuqizimin e rolit të femrës në qeverisjen e ardhshme të Lulzim Bashës.

Arsimimi dhe punësimi i tyre mundëson në të ardhmen familje më solide dhe me më shumë mirëqënie.

Por njëkohësisht, gratë pjesëmarrëse në diskutim kanë ndarë edhe hallet e problematikat e përditshme me të cilat ato përballen.

“Përfaqësimi i tyre është nder dhe nje zë i fuqishëm në ndihmë të tyre!

Bashkë për njera tjetrën!

Bashkë për komunitetin!

Bashkë për ndryshimin!”,- shkruan ndër të tjera kandidatja Reçi.

Postimi i plotë: