Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.
Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.
Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën.
Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës.
Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.
Shkaktarë të tjerë rrethanorë të rrudhave
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit.
Dielli
Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.
Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.
Këshillohet që kremi kundër diellit duhet të ketë një faktor mbrojtës më të lartë se 30.
Ndotja mjedisore
Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.
Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda.
Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.
Mungesa e gjumit
Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme.
Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave.
Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.
Stresi
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.
Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.
Sheqeri
Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës.
Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës.
Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave.
Mimika
Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve.
Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjëve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.
Duhani
Duhani është një nga shkaqet më të fortë të rrudhave.
Nikotina ngushton enët e gjakut në lëkurë dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm./AgroWeb