Kompania spanjolle Zeleros, kohët e fundit ka punuar rreth një projeti ambicioz i prezantuar si “treni i së ardhmes”. Një tren i cili mund të udhëtojë me shpejtësi prej 1000 km/h.

Themelues dhe drejtor i kompanisë, David Pistoni thotë bëhet fjalë për një mjet transporti totalisht elektrik dhe se ky tren do të ketë zero ndotje për ambientin.

“Avancimet e mëdha teknologjike të viteve të fundit kanë lejuar që të bëhet realitet një projekt për të cilin ka 200 vite që flitet”, deklaroi Pistoni.