ITALI, 24 shkurt 2013– Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka deklaruar se qëllimisht e kishte quajtur Mario Balotellin si ‘mollë e kalbur’, kur sulmuesi italian ishte ende pjesë e Mançester Sitit.
“Galiani më këshilloi të them diçka të tillë, në mënyrë që të mos i rritet çmimi dhe ta blejmë me një shifër të arsyeshme. Sot e kam lavdëruar Bojan Kërkiçin dhe Galiani më bëri shkelm nën tavolinë, sepse kjo mund të na kushtojë nëse vendosim ta blejmë kartonin e tij”, ka thënë Berluskoni. Ai më pas ka folur edhe për mesazhin e tifozëve të Interit se nuk do ta fyejnë SuperMarion në baza racore. “Do të ishte jocivilizuese nëse do të ndodhte diçka e tillë, për këtë arsye e përshëndes vendimin e tyre. Balotelli është italian. Duhet t’i miratojmë legjislacionin e nevojshëm për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë me zell në këtë vend t’i bëjmë nënshtetas të Italisë”, ka shtuar Berluskoni, deklaratë kjo e cila është cilësuar më shumë si mesazh elektoral për të fituar sa më shumë vota në zgjedhjet e sotme. Në fund ka folur edhe për Balotellin si lojtar. “Jashtë fushës është i relaksuar, por është një profesionist i madh dhe ne të gjithë jemi të lumtur. Më gëzon fakti se tre sulmuesit tanë kanë pamje të njëjtë flokësh, ky është simboli i tyre”, është shprehur tutje Berluskoni.