TIRANE, 23 shkurt 2013 – Tirana dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në përballjen e sotme në kryeqytet. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, mesfushori i Teutës, Hyshmeri shënon golin e parë të takimit duke ngjallur shpresat e durrsakëve për një fitore mjaft të vlefshme.

Por gëzimi i djemve të detit nuk ka zgjatur shumë, pasi vetëm 8 minuta më vonë Tirana ka barazuar me mesfushorin Abilaliaj. Në këtë mënyrë diferenca mes Skëndërbeut kryesues dhe Teutës së vendit të dytë ngushtohet në 6 pikë, por ekipi korçar ka një ndeshje më pak, që do ta zhvillojë nesër përballë skuadrës së Shkumbinit të Peqinit.

Para nisjes për në kryeqytet durrsakët u shprehën se do të luftonin për fitore, por nuk arritën të merrnin më shumë se një pikë në fushën e vështirë të kryeqytetasve.  

Rezultatet e ndeshjeve të sotme

FK Kukësi – Apolonia  1-0

Kastrioti – KF Laçi   2-1

Luftëtari – Vllaznia    2-1

Flamurtari – Tomori    5-2

Tirana – Teuta   1-1