SINGAPOR, 22 shkurt 2013 – Ai që dyshohet si truri i trupimit të shumë ndeshjeve të futbollit po punon me policinë. Biznesmeni nga Singapori, Dan Tan Seet Eng i njohur si Dan Tan, akuzohet se ka drejtuar një sindikatë kriminale e cila ka fituar miliona dollarë me anë të fiksimit të rezultatit të ndeshjeve të kampionatit italian.
Grupi kriminal besohet se përbëhet nga njerëz nga Singapori dhe Ballkani, të cilët kanë manipuluar rezultate të kampionatin italian në sezonet 2009-10 dhe 2010-11. Dan Tan po merret në pyetje nga policia e Singaporit. Ai dha informacion që çuan në arrestimin e kolegut të tij në Itali, sllovenit Admir Suljiç.
Për vitin 2012 në të paktën 50 vende të botës apo në ¼ e vendeve anëtarë të FIFA-s ka pasur hetim për shitje ndeshjesh. Europol ka bërë të ditur se prej vitit 2008 në të gjithë botën janë luajtur 680 ndeshje “të dyshimta”, prej të cilave 380 janë luajtur në Evropë. Nga trukimi vetëm në Itali kanë shkuar mbi 2 miliardë dollarë për Camorrën dhe grupin që blinte ndeshjet.