ZAGREB, 21 shkurt 2013 – Botohet në Kroaci, në gjuhën angleze, një histori e plotë e ushtrisë shqiptare që ka për autor gjeneralin e njohur Pëllumb Qazimi, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Zagreb. Me librin “Albania, the Military and the Foreign Influence (1912-1991)”, i cili filloi si disertacion doktorature në Departamentin e Historisë të Universitetit të Zagrebit, Pëllumb Qazimi ofron për lexuesit perëndimorë një vështrim kuptimplotë në historinë ushtarake dhe zhvillimin social e politik të një qoshe ende relativisht pak të njohur të Evropës dhe Ballkanit.

Në këtë vepër tërësore, autori bën një paraqitje të gjallë prej gati tetëdhjetë vite të historisë shqiptare në shekullin e njëzetë, ndërkohë, gjithashtu, shqyrton në një farë mënyre edhe ato periudha të historisë të shekullit të 18-të dhe 19-të të historisë së Shqipërisë, që i shërbejnë objektivit parësor- ecurisë së zhvillimit institucional të ushtrisë shqiptare deri në vitin 1991, shkruan profesori i njohur kroat Ivo.

Ndërsa prof. Aleksandar Stipçeviç, albanolog kroat thotë se “Ky libër do të jetë i dobishëm për ata shqiptarë që nuk e njohin mirë të kaluarën ushtarake të vendit të tyre dhe shumë më tepër për ne, të huajt, të cilët shpesh harrojmë rolin që kanë luajtur shqiptarët në rajonin e Ballkanit dhe në Evropë”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/