LOS ANXHELES, 21 shkurt 2013– Mbrëmjen e 24 shkurtit do të bëhen publikë emrat e fituesve të çmimit më të rëndësishëm të kinemasë, Oskar. Hollivudi është përfshirë nga ethet e çmimeve, për më tepër që juria ka zgjedhur 9 nga 10 filmat që duhet të marrin pjesë në garë: Argo, Lincoln, Vita di Pi, Il lato positivo, Les Miserables, Zero Dark Thirty, Re della terra selvaggia, Django Unchained e Amour (ky i fundit është nominuar edhe në kategorinë e filmit të huaj më të mirë, ku është favorit).

Nëse në fillim filmi Lincoln dukej si më i favorizuari për t’u shpallur filmi më i mirë, pasi ka 12 nominime, pas ndarjes së çmimeve Golden Globe, më 13 janar, filmi Argo është bërë një nga kandidatët më të mundshëm për të fituar çmimin për regjinë më të mirë.

Në muajin e fundit,  filmi Argo i regjisorit Ben Affleck ka grumbulluar çmimet më të rëndësishme të ndara nga sindikatat e industrisë së filmit. Të gjithë (producentët, aktorët, skenaristët dhe regjisorët) kanë qenë në një mendje përsa i përket këtij filmi.

Gjithsesi mbrëmja e 24 shkurtit do të zbardhë emrin e fituesit për këtë vit.