ITALI, 21 shkurt 2013- Një i dyshuar për përfshirje në skandalin e fiksimit të rezultatit të ndeshjeve është prangosur në Itali pasi mbërriti nga Singapori dhe u dorëzua vullnetarisht.

Mediat italiane deklarojnë se i prangosuri është shtetasi slloven Admir Sulic.

Interpol thotë se i dyshuari besohet se është përfshirë në skandal përmes një organizate që e ushtronte aktivitetin në Singapor.

Hetuesit në vijimësi kanë qenë të ashpër ndaj këtij shteti nën akuzën se ka lejuar abuzuesit të gjejnë strehë të sigurtë.