Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verfikim të thelluar 12 kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në listën e zbardhur nga KQZ shihet se kandidatët janë të 5 subjekteve, mes tyre dhe PS, PD dhe LSI. 12 kandidatët do t’i nënshtrohen një verifikimi të thelluar për të parë nëse kanë pasur apo kanë probleme me ligjin.

Koalicioni ABEOK:

– Altin Gjeloshaj

– Elsa Voka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:

– Arbër Arifaj

Partia Demokratike:

– Agron Kapllanaj

– Gentjan Muca

– Rezart Tusha

– Zef Hila

Partia Socialdemokrate:

– Kleo Murataj

– Tom Doshi

Partia Socialiste:

– Artan Bitri

– Halim Dauti

– Leonard Beqiri