Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, shpreson se skuadra e tij do të reagojë si duhet pas humbjes befasuese nga Blekburni në Kupën e Anglisë, kur të martën do të ballafaqohet me Bajernin e Munihut, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

“Ndeshja me Bajernin është një rast i mirë për ta treguar karakterin tonë dhe jo vetëm që mund të luajmë kundër çdo rivali, por edhe që edhe mund ta mposhtim këdo”, ka thënë Venger, për të vijuar: “Jam i sigurt se mund të marrim një rezultat të mirë. Ka ardhur koha që para tifozëve tanë të prezantohemi në formën tonë më të mirë, pikërisht ashtu siç pritet prej nesh”.