TIRANE, 15 shkurt 3013– Kombëtarja shqiptare e futbollit ka rënë 8 vende më poshtë në renditjen e FIFA-s për këtë muaj, duke u gjendur kështu në vendin e 71-të.
Shqipëria u mposht në miqësoren ndaj Gjeorgjisë në “Qemal Stafa” gjatë këtij muaji dhe duket se kjo humbje i ka kushtuar kuqezinjve plot tetë vende.
Në këtë klasifikim, Spanja ruan kreun e renditjes dhe më pas vijnë Gjermania e Argjentina. Anglia renditet e katërta, përpara Italisë, Kolumbisë e Portugalisë.
Rënien më të madhe e ka pësuar Brazili, i cili renditet për këtë muaj në vendin e 18-të, i tejkaluar nga Kolumbia, Greqia dhe Zvicra.