ITALI– Presidenti i klubit të Kaljarit në Serinë A italiane, Masimo Çelino, është arrestuar dje me akuzën e përvetësimit të fondeve të dhëna për ndërtimin e stadiumit "Is Arenas" në Sardenjë. 

Bashkë me të janë prangosur edhe kryetari i komunës së Quartu S.Elena, Mauro Kontini dhe përgjegjësi i Punëve Publike në këtë komunë, Stefano Liliuper.

Çelino do të dalë sot përpara Gjykatës, ku do të kërkojë lirinë me kusht deri në gjykimin përfundimtar.

Më 29 nëntor, për problemet e hasura në stadiumin e Kaljarit u arrestuan edhe dy drejtues të tjerë të Komunës. 

"Çelino ka aftësi të spikatura kriminale, është në gjendje të bëjë çdo lloj shkeljeje vetëm për të arritur qëllimet e tij", shkruhet në urdhër-arrestin e firmosur nga Prokuroria.