SCHLADMING – Në Kampionatin Botëror të skive në Schladming të Austrisë, në disiplinën e sllallomit të madh medaljen e artë e rrëmbeu francezja Tessa Worley, e të argjendtë skitarja sllovene dhe kampionia e botës para dy vjetëve Tina Maze, ndërsa medalja e bronztë i takoi garueses vendëse Anna Fenninger.
Pas rrëshqitjes së parë të sllallomit të madh, Tessa Worley ishte e para dhe këtë epërsi e ruajti edhe në rrëshqitjen e dytë, duke fituar kështu edhe një medalje të artë për kombëtaren më të suksesshme deri tash në këtë botëror, Francën, derisa Tina Maze pas rrëshqitjes së parë kishte kohën e katërt, ndërsa në rrëshqitjen e dytë ishte më e shpejtë madje edhe se francezja për një të qindtën e sekondës, por kjo nuk i mjaftoi as afërsisht për fitore të përgjithshme në sllallom të madh. Për sllovenen, skitaren më të suksesshme këtë vit në votë, kjo ishte medalja e dytë e argjendtë, karahas së artës që e ka fituar në disiplinën Super G.
Austriakja Fenninger, ndërkaq ishte e treta si pas rrëshqitjes së parë ashtu dhe atë pozitë e ruajti edhe pas rrëshqitjes së dytë.
Schladming, sllallomi i madh në konkurrencën e femrave:
1. Tessa Worley (Fra) 2:08,06
2. Tina Maze (Slo) 1.12 sekonda ngecje
3. Anna Fenninger (Avs) 1.18
4. Kathrin Zettel (Avs) 1.54
5. Frida Hansdotter (Sued) 2.28 sekonda ngecje e kështu me radhë.