Një gjobë 15 mijë Euro. Ky është penalizimi i vendosur nga Disiplina për Interin në lidhje me koret raciste të tifozëve zikaltër, që kishin në shenjestër Mario Balotellin, gjatë ndeshjes me Chievon.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë për ish lojtarin e Manchester City, që prej transferimit te Milani gjatë merkatos së Janarit.
Pak ditë më parë, vëllai i presidentit të klubit kuqezi, Paolo Berlusconi u filmua duke përdorur fjalë raciste për Balotellin.
Disiplina ndëshkoi me gjobë edhe Juventusin për kore ofenduese ndaj Napolit.