ANGLI– Ai është bërë i famshëm në mbarë botën pasi ka ndërhyrë në qindra transmetime televizive, kryesisht sportive, duke dalë i zhveshur në fushën e blertë.
Por tani britaniku Mark Roberts, i quajtur ndryshe njeriu që nuk mban dot rroba në trup, ka vendosur që të dorëzohet. Pas dy dekadash, babai i tre fëmijëve nga Liverpuli ka vendosur që të mos dalë më i zhveshur përpara syve të botës.
Duket se në vendimin e marrë ka ndikuar një bisedë me të birin, i cili i ka rrëfyer se shokët e klasës e përqeshnin për këtë gjë.
Ai ka dalë plot 519 herë lakuriq në fushën e blertë. Në vitin 2004, u gjobit me 550 sterlina pasi hyri në fushën ku po zhvillohej finalja e Super Bowl, që ndiqet nga 130 milion njerëz në 87 vende. Roberts ka kaluar gjithsej 30 net në qeli dhe ka marrë 4 mijë sterlina gjobë në total.
Fiksimi i tij nisi kur pa në vitin 1993 një grua të hynte e zhveshur në fushë në një ndeshje regbie në Hong Kong.





