Pas gati katër vjetësh hulumtim, Curtis Cooper nga Universiteti CentralMissouri ka zbuluar numrin e ri të thjeshtë, numër ky i cili është i plotpjesëtueshëm vetëm me veten dhe numrin një.
Ky numër është 2 ¹ ¹ – 1. Kur shkruhet tërësisht numri kamë shumë se 17milionë shifra, gjë që është e mjaftueshme që të shkruhen 13.000 faqe të formatit A4. Ky është numri i parë i thjeshtë i gjetur në katër vjetët e fundit, përcjell Gizmodo.
“Numri i ri i thjeshtë është vetëm i 48-i numër i thjeshtë i Mersennit, numër i cili ka formën 2 x – 1, ku x po ashtu paraqet numrin e thjeshtë. Numri i fundit i thjeshtë, i cili është gjetur në vitin 2008, ka pasur diç më pak se 13milionë shifra”, ka thënë Cooper. Ai për këtë zbulim ka marrë “vetëm” 3000 dollarë, ndërsa EFF ofron shpërblimin prej 150.000 dollarësh për atë që e gjen i pari numrin e thjeshtë me të paktën 100 milionë shifra, gjegjësisht 250.000 dollarë për atë me një miliard shifra.
Megjithëse numrat e thjeshtë shfrytëzohen në kriptografi dhe janë baza e teknikave kriptografike të cilat shfrytëzohen për transaksionet në Internet, sipas Chris Caldwellit nga Universiteti i Tennessee, vlera e cila u caktohet këtyre numrave të thjeshtë kaq të mëdhenj është më shumë e natyrës ezoterike dhe emocionale se sa real: “Kjo është sikurse gjetja e diamanteve. Për ndonjë arsye njerëzit vendosin që të duan diamantet dhe u caktojnë ndonjë vlerë. Njerëzit i duan numrat e thjeshtë kaq të mëdhenj prandaj edhe ua caktojnë ndonjë vlerë,” përfundoi ai.
Edhe pse teorikisht ekzistojnë shumë numra të thjeshtë, gjetja e tyre është punë mjaft kërkuese. Pas çdo gjetjeje kërkimi apo gjahu për të ardhshmin bëhet edhe më i vështirë dhe mund të pritet që numri i ardhshëm i thjeshtë do të gjendet vetëm pas disa vjetësh..





