Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është e tronditur dhe e pikëlluar për ndarjen nga jeta të gjeneralit Ndriçim Sallakut, i cili nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19.

Ambasadorja e SHBA thotë se ajo dhe shumë amerikanë të tjerë patën nderin ta njohin këtë patriot dhe të punojnë me të.

“Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur për vdekjen e gjeneral Ndriçim Sallakut. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për të forcuar partneritetin. Ai iku shumë herët. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Pushoftë në paqe!”, thotë Kim.