Një shtëpi e ngritur në majë të kodrës është kthyer në e pabanueshme dhe thuajse është shembur krejtësisht si pasojë e një serie rrëshqitjesh toke. Fotot e tregojnë më të miri shkatërrimin total të vilës luksoze, që në vitin 2010 i kushtoi pronares së saj plot 154 mijë paund.

Ridgemont House është ngritur vetëm pak metra larg faqes së kodrës së Oddicombe Cliffs në Torquay, Devon. Deri pak kohë më parë vila kishte një pamje fantastike, por tani është ajo kthyer thuajse në gërmadhë. Blerja e shtëpisë nga Sue Diamonds, pronarit të saj, përbëri lajm vetëm 8 ditë pas ankandit të blerjes, pasi shtëpia nisi të dëmtohej që në atë khë për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Diamonds nuk e pati parë shtëpinë para se ta blinte atë në ankand dhe pasi konstatoi rrëshqitjen e dherave nisi një betejë ligjore me ndërtuesin e saj. Vetëm një javë pas blerjes Diamonds deklaroi se vila me gjashtë dhoma gjumi, që e bleu 154 mijë paund tani nuk vlente më shumë se 3.500 paund.